Sekuestro mbi asetet shtetërore ruse në Belgjikë, revoltohet Rusia

19/06/2015 00:00

Rusia i shprehu revoltën e saj ambasadorit belg, për sekuestrimin e aseteve shtetërore ruse në Belgjikë, lëvizje kjo që pasoi një vendim gjykate mbi firmën e falimentuar të naftës Yukos.

Ambasadorit iu tha se, marrja e aseteve ishte një “akt i hapur armiqësor”, i cili shkel “në mënyrë të hapur standardet e njohura të ligjit ndërkombëtar”.

Vitin e kaluar, Gjykata e Arbitrazhit në Hagë i kërkoi Moskës t’i paguante 50 miliardë dollarë kompensime aksionerëve të Yukos-it pas rrënimit të tij. Gjigantin e naftës e mori një firmë shtetërore ruse.

Por në Hagë, korrikun e kaluar u tha se, zyrtarët rusë e kishin manipuluar sistemin ligjor për ta shtyrë Yukos-in drejt falimentimit, e për ta çuar në burg bosin e tij, oligarkun Mikhail Khodorkovsky.

Edhe Franca ka bllokuar llogari shtetërore ruse në gati 40 banka, e ka sekuestruar 8 apo 9 godina.

Top Channel