KLD emëron Fehmi Petkun kryetar të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

19/06/2015 00:00

Fehmi Petku është emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë si kryetar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Në mbledhjen e së premtes, KLD emëroi edhe Ramiz Lalën, si kryetar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Më tej, KLD miratoi edhe aktet e vlerësimit për katër gjyqtarë; Rexhina Merlika në Krujë, Pashk Gjaci në Përmet, Ornela Naqellari në Përmet dhe Ardiana Bera në Tiranë.

Këshilli vendosi gjithashtu delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Top Channel