Miqësia e tyre është e jashtëzakonshme. Ata janë ritakuar sërish pas 6 dekadash, për të kujtuar vitet e bukura të shkollës. Ish-maturantët e vitit 1955, të shkollës “Vojo Kushi” në Tiranë, janë bashkuar tek e njëjta godinë për të përjetuar sërish emocionet e rinisë.

Prej 60 vitesh, ata kanë mbajtur lidhje dhe gjithmonë e kanë konsideruar njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra.

* Ata janë muzikantë mjaft të talentuar. Nuk kanë bërë studime të thelluara në muzikë, por kanë krijuar bandën e tyre “The Door”, e cila mbushi plot 10 vite jetë. Janë 21 të rinj me nevoja të veçanta, që përcjellin dashuri dhe emocione përmes performancave të tyre.

Këtë vit, ata morën pjesë edhe në festivalin e organizuar në Norvegji, “Ne duam, ne mundemi”.

* Françeska është bërë shtylla e familjes që në moshën 14-vjeçare. Adoleshentja nga Vlora lufton me varfërinë dhe vështirësitë sociale për të siguruar ndihmën ekonomike për mamanë, motrat dhe vëllezërit.

Ajo nuk dorëzohet kurrë dhe kërkon të ndihmohet, në mënyrë që të vazhdojë shkollën, ku përherë ka qenë me rezultate shumë të mira.

Top Channel