I zhdukur prej dy ditësh, policia heton për prishje të pazareve të drogës

19/06/2015 00:00

Një 37-vjeçar është denoncuar i zhdukur prej orës 18.30 të së mërkurës. Ndërsa policia ka nisur hetimet për prishje të pazarave të drogës drejt shtetit grek.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se bashkëshortja e shtetasit Ridvan Limaj ka deklaruar në polici se 37-vjeçari është larguar nga banesa.

Policia e Sarandës sqaron se një ndër pistat që dyshon është prishja e pazarave lidhur me trafikun e lëndëve narkotike drejt shtetit grek. Uniformat blu theksojnë se, pas hetimeve dhe verifikimeve të deritanishme nuk ka prova që Limaj të jetë rrëmbyer nga persona të tjerë.

Policia e ka shpallur në kërkim tashmë 37-vjeçarin, ndërsa lidhur me rastin janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë 22 persona.

Top Channel