Provat e lira, Vettel i pari. Hamilton i pesti

18/06/2015 00:00

Sebastian Vettel është rikthyer pas një problemi në provat e para të mëngjesit të së premtes, për të përfunduar i pari në provat e dyta të lira të pasdites, para garës për Çmimin e Madh të Austrisë.

Vettel përfundoi i pari me kohën 1’09”600, ndërsa pas tij ishte Nico Rosberg që u vonua për 11 të qindtat. I treti ishte shoku i skuadrës së Vettel, Kimi Raikkonen, ndërsa në vendin e katërt Maldonado.

Befasia ishte Lewis Hamilton. Piloti britanik i Mercedes u rendit i pesti, që ishte mbi gjysmë sekondi më i ngadalshëm se Vettel.

Provat e treta të lira do të mbahen paraditen e së shtunës, ndërsa pasditen e kësaj dite, do të jenë edhe kualifikueset. Gara për Çmimin e Madh të Austrisë do të mbahet të dielën nga ora 14:00.

Top Channel