Pas aksidentit, Vidal kishte goditur një polic

19/06/2015 00:00

Telashet nuk kanë fund për Arturo Vidal. Pas aksidentit me makinë, ku shkaktoi shumë zhurmë, duke qenë edhe vetë fajtor për shkak të teprimit me alkool, tani mediat kiliane, duke cituar burimet e tyre pranë policisë, pretendojnë se mesfushori ka qëlluar me grusht një rreshter.

“Vidal Pardo në mënyrë arrogante u ka thënë agjentëve: ‘Policë të shitur, unë jam Arturo Vidal, lojtar i kombëtares’, pastaj ka tentuar të godasë me grusht në fytyrë rreshterin Sergeant Pezoa, por që goditja e tij ka përfunduar në gjoksin e policit”, raporton “La Cuarta”.

Menjëherë agjentët kanë kërkuar përforcime përmes radios, përforcime që kanë ardhur me shpejtësi për të ndihmuar në arrestimin e Vidal. Mesfushori fillimisht është dërguar në spital, ndërsa më pas kanë filluar procedurat ndaj tij.

Aksidenti i Vidal pati jehonë në mbarë botën, ndërsa disa orë më vonë, lojtari me lot në sy kërkoi falje. Ai u shpreh se kishte vënë në rrezik familjen e tij, ndërsa falenderoi për mbështetjen të gjithë tifozët.

Top Channel