ASHE mbyll fushatën në Gjirokastër; takim për kandidatet Rami e Mandi

19/06/2015 00:00

Arben Ahmetaj ishte në krye të organizimeve të mbylljes së fushatës elektorale për kandidatët e majtë në Gjirokastër e Libohovë. Mbyllja e fushatës për të dy zonjat, Zamira Rami dhe Luiza Mandi, u bë në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës, nën një atmosferë festive.

“Unë ju falënderoj pa fund për mbështetjen që u keni dhënë kandidateve zonja, të cilat do ta ndryshojnë Gjirokastrën dhe Libohovën, e me të vërtetë që qytetet tona dhe dy bashkitë e reja janë në duar të sigurta”, tha Arben Ahmetaj, deputet i PS-së e njëkohësisht ministër i Ekonomisë.

Top Channel