Kavajë, Roshi u shtron iftar besimtarëve: Ramazani na kujton forcën e shenjtë të sakrificës

19/06/2015 00:00

Me fillimin e muajit të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka shtruar një iftar për besimtarët myslimanë në sheshin e ri të qytetit.

Në këtë iftar, kryebashkiaku Roshi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi se, muaji i madhërueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës, durimit dhe vlerave njerëzore.

“Ju falënderoj shumë që iu përgjigjët ftesës sime dhe Zoti ua pranoftë agjërimin”, përshëndeti të pranishmit Elvis Roshi, kandidat i së majtës për Bashkinë e Kavajës.

Top Channel