Berat, kandidati i djathtë: Qyteti është peng i të majtëve. Ta ndryshojmë më 21 Qershor

19/06/2015 00:00

Kasem Mahmutaj, kandidat i së djathtës për Bashkinë e Beratit, zhvilloi takimin në lagjen Çelepias në këtë qytet. Ai foli për ndryshimin, që duhet të ndodhë më 21 Qershor, në Berat.

“Me qytetarë të mrekullueshëm, që do të dinë të zgjedhin rrugën e ndryshimit në datën 21 Qershor. Ne do të bëhemi pjesë e ndryshimit të historisë. Qyteti ynë meriton të ndryshohet dhe të mirëmenaxhohet. Jeta jonë, gjatë këtyre viteve ka shkuar drejt humnerës”, tha Kasem Mahmutaj, kandidat i APPD-së në Berat.

Top Channel