Aksi Tiranë-Vorë-Durrës mbyll fushatën zgjedhore

19/06/2015 00:00

Pak orë dhe në vend nis heshtja zgjedhore. Partitë politike po zhvillojnë mitingjet përmbyllese të rrugëtimit 30-ditor në të gjithë vendin, ku prezantuan kandidatët dhe bënë premtimet e tyre.

Për herë të parë në historine 25-vjeçare të zgjedhjeve nuk ka betejë për “sheshin” e mitingut të fundit në Tiranë mes dy partive më të mëdha. Po për herë të parë Partia Socialiste e përmbyll një  fushatë zgjedhore në qytetin e Durrësit, dhe jo në kryeqytet.

Takimi është përshëndetur nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili menjëherë ka udhëtuar drejt Vorës, ku po organizohej takimi përmbyllës i fushatës së LSI-së.

Pak kilometra më tutje, Partia Demokratike, nga sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet, zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Top Channel