F1, Arrivabene rrezikohet të shtypet nga Massa

19/06/2015 00:00

Felipe Massa ka bërë shumë miq gjatë kohës së tij në Ferrari, por në provat e lira të së premtes, ai ishte shumë afër që të bënte një armik.

Në të vërtetë, ai përpak sa nuk shtypi shefin e skuderisë Ferrari, Maurizio Arrivabene.

Massa ishte duke u rikthyer në garë, pas një ndalese, por në momentin e nisjes për pak sa nuk ka përplasur Arrivabenen. Ky i fundit doli nga garazha pa shikuar nëse kishte ndonjë makinë.

Fatmirësisht, reagimi i Massas ishte shumë i shpejtë. Ai ndalon pranë këmbëve të Arrivabenes, për të mos shkaktuar ndonjë incident që mund të përfundonte edhe me pasoja.

Top Channel