Elbasan, zjarri përfshin nënstacionin elektrik të Kajanit

19/06/2015 00:00

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë nënstacionin elektrik të Kajanit, mesditën e së premtes, ku si pasojë, një pjesë e madhe e zonës së Dumresë ka mbetur pa energji elektrike.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë rrezikuar ndërtesa, ndërkohë që pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, gjithçka u normalizua pas një kohe të shkurtër.

Specialistët thanë se, shkak i zjarrit ishte defekti në një transformator, i cili po tentohej të riparohej. Pas fikjes së zjarrit dhe shmangies së rrezikut nga flakët, specialistët e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në zonat e prekura.

Top Channel