Durrës, dhunohet 49-vjeçarja teksa kthehej në shtëpi

20/06/2015 00:00

Një 49-vjeçare është dhunuar teksa ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj. Merjeme Agalliu është paraqitur në polici e shoqëruar nga bashkëshorti.

Sipas deklarimit të saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së premtes, teksa ajo ishte duke u kthyer në banesën e saj. Një person i panjohur i është afruar dhe pasi e ka kapur nga flokët e ka rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike.

49-vjeçarja më pas është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Agalliu deklaron se ngjarja nuk ka motiv politik, por konflikte të mëparshme. Nga verifikimet e policisë, rezulton se ndaj saj janë depozituar dy kallëzime, një për kanosje në nëntor të 2014, dhe një për fyerje në prill të 2015. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel