Gjithçka që duhet të dini për solsticin e verës

20/06/2015 00:00

Solstici i verës është dita më e gjatë e vitit. Është dita ku ka më shumë orë me diell. Emri i tij vjen nga latinishtja, ‘solstitium’ do të thotë “dielli qëndron ende”.

Kjo ndodh pasi dielli shkon në Veri, ndalon në Tropikun e Gaforres para se të kthehet drejt Jugut.

Kur ndodh ai?
Solstici ndodh në data të ndryshme, varet nga viti në vit, në 20, 21 apo 22 qershor. Këtë vit fenomeni do të ndodhë të dielën më 21 qershor, ku dielli pritet të lindë në orën 4.25.

Cili është kuptimi i tij?
Solstici i verës është një ditë e veçantë për disa, pasi është fillimi i verës. Ai lidhet me një sërë ritesh të vjetra kulturore që e kanë festuar këtë ditë si simbol i rilindjes, pjellorisë dhe të korrave.

Si ta festojmë atë?
Çdo vit qindra paganë dhe jopaganë shkojnë në Stonehenge për të parë lindjen e diellit në mëngjes dhe mirëpresin verën. Disa paganë bëjnë ritualin e zjarrit për festime. Kjo përfshin njerëz me qirinj të pandezur që formojnë një rreth, në me të të cilit është një qiri i ndezur, dhe i ndezin qirinjtë njëri pas tjetrit.

Në Suedi është traditë që të hash gjatë gjithë ditës. Menuja përfshin patate apo peshk. Në Kinë zhvillohet Festivali i Li, perëndia kineze e Dritës.

Top Channel