Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

20/06/2015 00:00

Një 45-vjeçar i akuzuar për trafik droge është ekstraduar nga Athina. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Dritan Gjuzja ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” në 19 tetor të 2010.

Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik 2010, ku Gjuzja në bashkëpunim me persona të tjerë kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike, nga Shqipëria drejt Greqisë.

Top Channel