Ndalohen 21 klandestinë në Shkodër, arrestohet pronari i furgonit

20/06/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka ndaluar 21 klandestinë të huaj, të cilët tentonin të shkonin drejt Malit të Zi. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ata janë gjetur një furgon pa drejtues mjeti.

Furgoni ishte ndaluar në rrugë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i fshatit Plezhë”. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të furgonit, policia zbuloi klandestinët.

Në dokumentat e makinës është gjetur një kontratë shitblerje mes një personi nga Tirana dhe R. S nga Malësia e Madhe. Në deklarimin e tij, ky i fundit shpjegon se ia ka shitur pa akt noterial automjetin Kastriot Gurrajt. 38-vjeçari Gurraj është arrestuar nga policia për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Top Channel