Familjarët e të burgosurve në Kumanovë: Mos i keqtrajtoni të afërmit tanë!

20/06/2015 00:00

Familjarët e të burgosurve të konfliktit të armatosur në Kumanovë kanë reaguar pas transferimit të qëllimshëm të të arrestuarve nga burgi i Shutkës në Shkup, nëpër burgjet e Prilepit dhe Manastirit.

Përmes një letre ata kanë pohuar se të afërmit e tyre përballen me tortura çnjerëzore, gjë të cilën e ka pohuar për mediat edhe avokati i tyre mbrojtës.

Familjarët e të burgosurve, me anë të kësaj letre i paralajmërojnë autoritet maqedonase që të kenë kujdes dhe të mbajnë duart larg nga ata njerëz.

Ata kërkojnë nga Maedonia që të respektojë konventat ndërkombëtare për të burgosur të luftës dhe të mos i shkelë të drejtat e tyre, për të cilat një ditë do të përgjigjet para ligjeve ndërkombëtare.

“Mos tentoni t’i eliminoni trimat tanë me skenare monstrouze, se ne nuk do rrimë duarkryq. Ju paralajmërojmë se do ta paguani shtrenjtë! Njëherësh kërkojmë urgjentisht që shteti i Kosovës të marrë hapat e duhur dhe të kryejë detyrimet e veta kushtetuese”, thuhet në këtë letër.

Top Channel