Zgjedhjet e 21 Qershorit, OSHEE: Ja plani i masave për mbarëvajtjen e procesit

20/06/2015 00:00

OSHEE ka vënë në gatishmëri 1548 punonjës për të garantuar me energji elektrike Zonat e Administrimit Zgjedhor dhe Vendet e Numërimit të Votave, gjatë procesit zgjedhor të 21 Qershorit.

Në prill të këtij viti, kreu i OSHEE-së Adrian Çela dhe kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi nënshkruan një marrëveshje, “për të krijuar kushte optimale lidhur me furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të godinave të objekteve zgjedhore”.

OSHEE ka vendosur gatishmëri tek fidrat e rëndësishëm që furnizojnë qendrat e ZAZ-ve dhe VNV-ve, si dhe personel shtesë pranë rrjetit dhe kabinave që furnizojnë objektet zgjedhore, për të zgjidhur sa më shpejt avaritë e mundshme.

Top Channel