Zgjedhjet, FA marrin në ruajtje objektet e rëndësisë së veçantë

20/06/2015 00:00

Forcat e Armatosura kanë marrë që prej së premtes në ruajtje objektet e rëndësisë së veçantë, të cilat ruheshin nga Policia e Shtetit, por që për shkak të zgjedhjeve do të mbahen nën kontrollin e ushtrisë deri ditën e martë.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ushtria është instaluar në 91 vendroje dhe do të qëndrojë në shërbim të tillë derisa sa të përfundojë situata zgjedhore, për t’ia dorëzuar më pas objektet dhe shërbimin policisë.

Objektet që mbahen nën ruajtje janë ambasadat, trupat diplomatike, Banka e Shqipërisë dhe rezidencat. Ndërkohë që gati 6.000 forca të Policisë së Shtetit janë angazhuar në procesin zgjedhor.

Në gadishmëri përveç uniformave blu ka kaluar edhe policia e burgjeve, për të garantuar në këto institucione rend dhe siguri.

Top Channel