Rrëfehet ish-bashkëshorti i Winehouse

20/06/2015 00:00

Blake Fielder, ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, ka mohuar të ketë qenë ai që ka shkatërruar jetën e ylli të pop-it.

Këngëtaja e “Rehab” dhe Fielder janë martuar në 2007-n dhe kanë pasur një marrëdhënie jo të rregullt, edhe pse martesa e tyre zgjati vetëm dy vjet.

Fielder është kritikuar ashpër, pasi Winehouse u gjet e vdekur si pasojë e helmimit nga alkooli në vitin 2011, duke u akuzuar si një nga personat që e kishte mësuar atë me drogën.

Vetëm pak kohë se të publikohet dokumentari rreth jetës së këngëtares, ai ka dhënë një intervistë për revistën “The Times” duke thënë se ndjehet fajtor për atë çfarë ka ndodhur.

Por ai ka shtuar: “Unë mbaj përgjegjesinë time për një pjesë të shkatërrimit të këtij personi të mrekullueshëm, por nëse do ta besoja që isha unë pikërisht personi që e shkatërrova plotësisht, ndoshta do të kisha luftuar me të dita-ditës. Por nuk mendoj se isha unë ai që e shkatërrova atë, jo. Mendoj se gjetëm njëri-tjetrin dhe njerëzit duhet të mësojnë se ajo ishte e varur nga gjëra të tjera, para se të njiheshim bashkë”.

“Nuk mbaj përgjegjësi për vdekjen e Amy, sepse nuk është aspak e drejtë”, ka shtuar Fielder.

Top Channel