Neymar i jep fund Kupës së Amerikës, 4 javë skualifikim

20/06/2015 00:00

“Vetëvrasje” për Neymarin. Komisioni i Disiplinës së Kupës së Amerikës ka vendosur ta skualifikojë sulmuesin brazilian me 4 ndeshje.

Edhe pse vendimi nuk është përfundimtar, për shkak të mundësisë së apelimit që është dorëzuar këtë të diel, turneu i kësaj vere duket i destinuar të ketë përfunduar për asin e Barcelonës. Kjo, për shkak të goditjes me kokë ndaj Murillos, pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes Brazil-Kolumbi.

Neymar ishte skualifikuar me një javë për shkak të kartonëve të verdhë të marrë ndaj Perusë dhe Kolumbisë, por ka marrë edhe 3 javë pezullim për shkak të sherrit pas ndeshjes së fundit. Veç pezullimit, vjen edhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh.

Top Channel