Kapshticë, kthehen emigrantët për votime. Policia shqiptare shton sportelet

20/06/2015 00:00

Një ditë para zgjedhjeve, qindra emigrantë kanë mbërritur në atdhe për të votuar. Partitë politike janë kursyer këtë herë për t’u mundësuar atyre udhëtimin.

Megjithatë, ndryshe nga herët e kaluara që kanë vënë në dispozicion dhjetëra autobusë nga qytete të ndryshme, kësaj radhe emigrantët kanë udhëtuar me mjetet e tyre.

Mesditën e së shtunës, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë shtuar ndjeshëm shifrat e lëvizjes, ku emigrantët pohojnë se kanë udhëtuar për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Paraprakisht, në këtë pikë kufitare janë marrë masat për shtimin e numrit të sporteleve, ku pala shqiptare ka punuar me 6 të tilla, ndërsa ajo greke me 4.

Top Channel