Keira Knightley, në formë të shkëlqyer fizike 1 muaj pas lindjes

20/06/2015 00:00

Ajo ka vetëm 4 javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj, por Keira Knightley nuk e ka pasur aspak problem t’i rikthehet formave të mëparshme trupore.

Aktorja 30-vjeçare ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm edhe pse ka pak kohë që është bërë nënë gjatë një shëtitjeje me fëmijën dhe bashkëshortin e saj, James Righton, 31 vjeç.

Edhe pse ishim mësuar që kohët e fundit ta shihnim me një bark të rrumbullakët në tapetin e kuq, me këtë dalje të fundit, ajo të lë të nënkuptosh se nuk kishte shtuar aspak në peshë gjatë shtatzënisë së saj.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel