Anastacia: Mezi po pres të luaj në Tiranë!

20/06/2015 00:00

Anastacia ka konfirmuar në Facebook se do të vijë në Tiranë për një koncert në 25 gusht të këtij viti.

Disa ditë më parë, përmes një postimi të bërë në Instagram, artistja ka publikuar të gjitha datat e turneut të saj, ku përfshihej edhe vendi ynë, ndërsa të shtunën në Facebook ka shkruar koncerti në Tiranë do të mbahet në 25 gusht, në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Do të luaj në Tiranë, më 25 gusht. Mezi po pres! A jeni gati?”, shkroi këngëtarja e famshme amerikane.

Top Channel