Publikohen foto të reja të autorit të masakrës në Charleston

20/06/2015 00:00

Janë shfaqur “online” disa foto të reja të autorit të masakrës në një kishë afro-amerikane në Karolinën e Jugut. 21-vjeçari Dylann Roof, i cili vrau 9 persona në Charleston, shihet duke pozuar me armë, duke djegur flamurin amerikan e duke vizituar një plantacion skllevërish.

Nuk dihet se kush është personi që i ka postuar këto foto dhe mësohet se FBI-ja po heton mbi zotëruesit e faqes së internetit ku janë postuar imazhet.

Nga të dhënat e fotove, mësohet se ato janë bërë në prill dhe maj të këtij viti.

Në shumë fotografi, Dylann Roof shihet me në dorë flamurin e Konfederatës, një simbol i përdorur në SHBA gjatë Luftës Civile, kur shtetet jugore u përpoqën të shmangnin heqjen e skllavërisë.

FOTO GALERI
1/4
Dylan Roof duke djegur flamurin amerikan

Top Channel