KQZ shkarkon 4 anëtarë të KZAZ-së nr. 15 në Kurbin

20/06/2015 00:00

Në KZAZ-në numër 15 në Bashkinë e Kurbinit është zgjidhur problemi që solli bllokimin e procesit për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkarkoi anëtarët e KZAZ-së nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Kryetari i KZAZ-së në Kurbin, Islam Ismaili nga Partia Demokratike, tha se arsyet që kanë çuar tek vonesat e shpërndarjes së materialeve kanë ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të subjekteve politike për t’i zëvendësuar anëtarët e qendrave të votimit.

Në orën 04:00 është shpërndarë e gjithë baza materiale dhe në 71 qendra ka nisur votimi.

Top Channel