Uruguajit i mjafton barazimi për të shkuar në çerekfinale

21/06/2015 00:00

Paraguaji nuk kishte fituar ndaj Uruguajit në 14 ndeshje në Kupën e Amerikës, ndërsa përpjekjet për ta ndërprerë këtë seri negative dështuan.

Kombëtarja e Oscar Tabarez ka arritur të marrë një barazim 1-1 që i çon ata në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Pas 29 minutash lojë, Jose Gimenez me një gjuajtje me kokë arriti të çojë topin mbrapa shpinës së portierit Villar, duke i dhënë epërsi minimale Uruguajit në “La Serena”.

Ndeshja do të kishte qenë më e lehtë për Uruguajin, nëse sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani, nuk do të humbiste dy mundësi të arta për të shtuar epërsinë.

Paraguaji arriti të barazojë me një gol identik si të Uruguajit. Pas një goditjeje nga këndi, Lucas Barrios shkëputet më lart se mbrojtësit uruguaian dhe shënon për 1-1.

Top Channel