Tepelenë, ndërpritet procesi i votimit në KZAZ-në 77

21/06/2015 00:00

Në Tepelenë është ndërprerë votimi në KZAZ-në nr. 77 për shkak të një pasaktësie në fletët e votimit. Nga tre kandidatë që garojnë për Bashkinë e Tepelenës, në fletët e votimit ndodhen vetëm dy prej tyre.

Ndaj për momentin, procesi është ndërprerë në qendrat e votimit që përfshihen në KZAZ-në nr. 77. Raportohet se ka gabime në shtypjen dhe printimin e fletëve të votimit: kandidatët e ASHE-së dhe APPD-së renditen të dy me numrin 2 në fletën e votimit.

Pezullohet votimi edhe në Roskovec. Fleta e votimit gabim. Poshtë emrave të kandidatëve të PS-së dhe PD-së është sigla e ASHE-së.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel