Lezhë, procesi i votimit vijon pa probleme

21/06/2015 00:00

Në Lezhë, në qendrat e votimit ka pasur disa probleme të vogla me anëtarët, gjë që ka bërë që në disa qendra votmi votimi të nisë në orën 07:15. Kreu i KZAZ-së nr. 12, Fatmir Delishi, ka konfirmuar gjithsesi se situata është e rregullt.

Procesi po vijon normalisht dhe ligji e ka zgjidhur për të mos lejuar ngërçe, duke sanksionuar vazhdimin e procesit deri me 4 anëtarë në QV.
 
Ka një frymë të mirë bashkëpunimi midis anëtarëve të QV-së dhe kjo konfirmohet nga kryetarët respektivë të QV 731, 732 dhe 732/2.
 
Sa i takon KZAZ-së nr. 14 në Mirditë, nuk raportohet asnjë problematikë dhe situata deri tani atje është e qetë.

Top Channel