Himarë, Lefteri Prifti e APPD-së: Po bëhet presion

21/06/2015 00:00

Kandidatja e APPD-së për Bashkinë e Himarës, Lefteri Prifti, ka denoncuar presionin që sipas saj po ushtron administrata ndaj votuesve të djathtë në qendrat e votimit.

“Në dy qendra votimi, të dy kryepleqtë e fshatit presin me lista në dorë njerëzit para derës. Është vënë e gjithë administrata e bashkisë në funksion të të majtëve. Nuk kanë të drejtë të hyjnë fare nëpër qendra votimi. Administrata nuk duhet të marrë pjesë në komisione. Sekretari i Këshillit të Bashkisë hyn e del nga qendra e votimit sikur të jetë në shtëpinë e tij. Nëse do të vazhdohet kështu, do të bllokojmë procesin. Do të tërheq komisionerët sepse nuk është proces ky”, tha Prifti.

“Problemet janë vënë re në zonën e Dhërmiut, në dy shkolla. Kam foto dhe video për të dokumentuar këto shkelje”, shtoi Prifti.

Top Channel