Ambasadori Lu, në Vorë: Jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë

21/06/2015 00:00

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka uruar zgjedhje të mbara për qytetarët shqiptarë. Në një postim në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Lu shkruan se është një prej 300 vëzhguesve ndërkombëtarë që po monitoron zgjedhjet. Ai bisedoi me komisionerë dhe votues për procesin e votimit.

“Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”, shprehet Lu.

Top Channel