KQZ vendos të vijojë votimi në Devoll, Tepelenë dhe Roskovec

21/06/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi të vijojë në KZAZ nr. 77 në Tepelenë. Votimi në këtë KZAZ është pezulluar, pasi të dy kandidatët kanë të njëjtin numër rendor në fletën e votimit.

Me 6 vota pro, dhe votën kundër të Hysen Osmanajt, KQZ vendosi që procesi i votimit të vazhdojë, me fletët e ndara nga KQZ. Në argumentin e tij kundër, Osmanaj tha se është në shkelje të ligjit, pasi një eksperiencë e tillë është provuar në zgjedhjet e kaluara me Elbasanin.

“Votova kundër se është në shkelje të ligjit, kemi eksperiencë para katër vitesh me Elbasanin. Ka qenë i njëjti problem teknik, ata kanë kërkuar të vazhdojnë dhe në momentin që ka fituar njëri, kolegji i ka quajtur të pavlefshme dhe zgjedhjet u përsëritën”, tha Osmanaj.

KQZ vendosi që votimi të vijojë me fletët e votimit të shpërndarë prej saj edhe në KZAZ nr 70, në Roskovec. Në të dy kandidatët në fletën e votimit ishte shënuar koalicioni ASHE. Gjithashtu KQZ vendosi edhe vazhdimin e votimit në bashkinë e Bilishtit.

Top Channel