Batuta e Ramës pasi votoi: Ndjehem si katundar me fat

21/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama votoi për herë të parë në një qendër votimi në Surrel, pranë banesës së tij të re. Ai hodhi votën në shkollën “Ymer Lala” dhe në daljen e tij para mediave nuk e kurseu batutën.

I pyetur nga gazetarët se si ndjehej që votonte për herë të parë në Surrel, ai u përgjigj: “Si një katundar me fat”.

Top Channel