Kryeprokurori Llalla: Nuk ka asnjë kallëzim

21/06/2015 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla u shpreh se deri tani nuk ka pasur asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori në lidhje me procesin zgjedhor.

“Nga të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë kallëzim të paraqitur në prokurori. Të gjithë jemi në gadishmëri”, deklaroi Llalla për gazetërt.

Lidhur me përfshirjen e individëve të inkriminuar në procesin zgjedhor, Llalla tha se, me nisjen e procesit të dekriminalizimit të politikës, ky problem ligjor do të marrë zgjidhjen e duhur.

Kur u pyet nëse ka emra konkretë, Llalla tha se nuk është rasti për t’i përmendur ata, por ata janë bërë publikë sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Top Channel