Lezhë, plagoset me sende të forta 36-vjeçari

21/06/2015 00:00

Një 36-vjeçar është plagosur me sende të forta në qytetin e Lezhës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.20 në lagjen “Skanderbeg” të Lezhës.

I dëmtuari është G. P, 36 vjeç banor i lagjes “Besëlidhja”. Ai është qëlluar në kokë me mjete të forta pas një konflikti të çastit. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur larg ambienteve zgjedhore dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Top Channel