PD: Procesi në Kurbin po vijon me paligjshmëri

21/06/2015 00:00

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ivi Kaso, deklaroi se procesi zgjedhor në Kurbin po vijon me paligjshmëri, pasi, sipas tij, anëtarët e propozuar nga PD-ja u shkarkuan në grup dhe nuk u lejua zëvendësimi i tyre.

“U shkarkuan 4 anëtarët e propozuar nga ne dhe procesi në Kurbin po administrohet nga anëtarët e PS dhe disa nga shoqëria civile, të cilët janë mbështetës të majtë. Çdo hap i kësaj procedure ka nisur me paligjshmëri dhe po vazhdon me paligjshmëri”, tha Kaso.

Përfaqësuesi i PD-së tha se “procesin po e ndjekim me detaje dhe po dokumentojmë gjithçka”.

Top Channel