Elbasan, votojnë kandidatët Sejdini e Turku

21/06/2015 00:00

Të dy kandidatët pë Bashkinë e Elbasanit kanë votuar në qendrat e tyre respektive, Qazim Sejdini tek ZAZ 50 dhe Ardjan Turku tek ZAZ 48.

I pari që iu drejtua qendrës së votimit ishte kandidati i ASHE-së, Sejdini, i cili në prononcimin për mediat i kërkoi sërish votën elbasanllinjve bazuar në punën e bërë gjatë 8 viteve në krye të bashkisë.

Ardjan Turku arriti në qendrën e votimit rreth orës 10:40, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe e ëma. Në fjalën e tij, Turku vlerësoi procesin zgjedhor, me shpresën që do të vazhdojë pa probleme deri në fund.

Në Bashkinë e Elbasanit ushtrojnë të drejtën e votës sot rreth 159 000 votues.

Top Channel