OSBE/ODIHR, Glover: Do të flasim nesër për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

21/06/2015 00:00

Audrey Glover, kryevëzhguesja e OSBE/ODIHR në Tiranë, ka vëzhguar procesin e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet, nga ku deklaroi se gjithçka është e qetë, por duhen pritur raportet nga të gjitha qendrat e votimit për të dalë në një përfundim mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Po vëzhgojmë procesin e votimit. Do të flasim gjerësisht nesër në konferencën tonë të shtypit”, tha Glover.

Kryevëzhguesja britanike shtoi se është në pritje të raporteve nga të gjitha qendrat e votimit.

“Po presim raportet për probleme që mund të kemi pasur, pasi vetë kam vëzhguar vetëm dy qendra”, sqaroi Glover.

Top Channel