PS, Xhaçka: Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, më e rëndësishme se rezultati. Thirrje femrave për të votuar

21/06/2015 00:00

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, pasi ka falenderuar strukturat e shtetit për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, u kërkoi komisionerëve të zgjidhin problematikat e vogla që kanë lindur në qendra të caktuara të votimit.

“Mbarëvajtja e procesit ka më tepër rëndësi sesa rezultati”, theksoi Xhaçka.

Në fund, PS-ja u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës: “U bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar, të kryejnë detyrën e tyre. Vota është përgjegjësi e madhe e çdo qytetari”.

Në një dalje tjetër për mediat, Olta Xhaçka u bëri thirrje grave e vajzave të votojnë sepse këto zgjedhje janë edhe për këshillat bashkiakë, në të cilat aleanca e majtë do të kandidojë me 50% femra.

“Këto janë zgjedhje që varen nga femrat, kështu që votoni, mos qëndroni indiferente”, tha Xhaçka.

Top Channel