PD flet për “votues të importuar” në Durrës. Bylykbashi: Do t’i kallëzojmë penalisht

21/06/2015 00:00

Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht jo vetëm përgjegjësit, por edhe “votuesit që importuar” votojnë në kundërshtim me ligjin.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se janë identifikuar persona që kanë votuar në mënyrë të paligjshme dhe janë paralajmëruar për përgjegjësinë penale.

“Aktualisht, në disa qendra votimi në Durrës këta zgjedhës kanë filluar të vijnë, të sjellë nga forcat politike të qeverisë për të votuar. I kemi identifikuar dhe janë paralajmëruar për përgjegjësinë penale që kanë. Kjo nuk do të mbetet me kaq. Veç hetimit penal që prokuroria po bën për të identifikuar çdo rast, PD do të marrë masa të mëtejshme, duke bërë kallëzime penale për persona që kanë përgjegjësi, përfshirë ata që votojnë në kundërshtim me ligjin”, tha Bylykbashi.

Top Channel