Pjesëmarrje e ulët në votime deri në orën 13.00. Luzi: Kanë votuar 27.9% e zgjedhësve

21/06/2015 00:00

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterie Luzi, gjatë një konference shtypi deklaroi se procesi i votimit vijon normalisht, ndërsa pjesëmarrja në votime deri në orën 13.00, në shkallë vendi, është 27.9%.

Sipas znj. Luzi, në total në rang vendi në 711 qendra votimi nga 5200 gjithsej, pjesëmarrja në votime shkon në 27.9 % deri në orën 13.00.

Përqindja e pjesëmarrjes në 711 qendra votimi (pasi këto qendra arritën të bëjnë lidhjet përkatëse me KQZ-në) janë:

Berati me 10.56%
Dibra me 30.89 %
Durrësi me 24.94%
Elbasani me 28%
Fieri me 25.4%
Gjirokastra me 29%
Korça me 23%
Kukësi me 34%
Lezha me 17%
Shkodra me 24%
Tirana me 28%
Vlora me 24%.

Top Channel