Dita më e gjatë e vitit shijohet në Stonehenge

21/06/2015 00:00

Mijëra persona kanë parë lindjen e diellit në ditën më të gjatë të vitit në sitin parahistorik të Stonehenge. Vendi ndodhet 130 km nga Londra, aty ku çdo vit festohet soslitici i verës.

Rreth 30 mijë persona, sipas policisë lokale, kanë parë diellin të lindë, në orën 04.52 me orën lokale. Por kjo vetëm për pak minuta, për shkak të reve. Turistët më pas kanë puthur gurët e famshëm, duke kërcyer nën rritmet e qindra tamburëve.

Top Channel