F1, aksident spektakolar Alonso-Raikkonen

21/06/2015 00:00

Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen ishin protagonistë të një aksidenti spektakolar në kthesat e para të Çmimit të Madh të Austrisë.

Piloti spanjoll mori përpara atë finlandez kur ferraristi i preu rrugën me një manovër të shpejtë.

McLareni i Alonsos përfundoi sipër Ferrarit të Raikkonenit dhe gara për këta dy pilotë përfundoi pa nisur mirë.

FOTO GALERI
1/2
Pamje e aksidentit nga Ferrari i Kimi Raikkonen

Top Channel