Shoqërohet në polici Arkimed Lushaj, këngëtari me emrin artistik “Stresi”

21/06/2015 00:00

Arkimed Lushaj, këngëtari 28-vjeçar i njohur me emrin artistik “Stresi” është shoqëruar nga policia e Tiranës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Lushaj është shoqëruar në ambientet e shkollës “Partizani” nga efektivët e komisariatit nr. 4.

Policia thekson se ai është shoqëruar për të verifikuar nëse është ende një person i shpallur në kërkim. Pak kohë më parë, Lushaj u largua nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pë të cilën u morrën dhe masa disiplinore ndaj disa policëve.

Top Channel