Pacolli uron për zgjedhjet në Shqipëri: Nga cilësia e tyre fiton edhe Kosova

21/06/2015 00:00

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook uroi që zgjedhjet lokale në Shqipëri të kalojnë të qeta dhe të jenë demokratike.

“Të dashur votues shqiptarë! Uroj që zgjedhjet vendore të sotme në Shqipëri të jenë të qeta, paqësore dhe demokratike, siç ju e meritoni. Sot, ju zgjidhni kryetarin apo kryetaren tuaj të re. Shkoni për atë kandidat që ju mendoni. Nga cilësia e zgjedhjeve tuaja fiton kombi, por edhe Kosova. Uroj të fitojë kandidati më i mirë, pavarësisht nga ngjyra politike.

Top Channel