F1, Rosberg fiton në Austri. Vetëm 10 pikë larg Hamiltonit kryesues

21/06/2015 00:00

Nico Rosberg ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë duke rihapur luftën për titullin kampion në Formulën 1. Tashmë, diferenca mes dy pilotëve të Mercedesit është vetëm 10 pikë, me britanikun Hamilton që vazhdon të mbajë kryesimin e renditjes së përgjithshme pas vendit të dytë në pistën e Zeltvegut.

Në vend të tretë Felipe Massa. Ky është podiumi i parë që arrin një makinë Williams në këtë sezon.

Për të dytën garë radhazi, Ferrari mbetet pa podium: vetëm vendi i katërt për Sebastian Vettel, ndërsa Kimi Raikkonen doli nga gara që në xhiron e parë, pas një aksidenti me Fernando Alonson.

Top Channel