Tensione në Maliq, kërcënohet kreu i qendrës së votimit

21/06/2015 00:00

Tensionet janë rritur në një qendër votimi në bashkinë e Maliqit, ku një person supozohet se ka kërcënuar kryetarin e komisionit.

“Ka hyrë një vëzhgues i jashtëm dhe më ka kërcënuar direkt, pastaj ka dalë. Më preku një moment dhe u largua. U mbyll. Si figurë, kështu nuk e njoh”, është shprehur kryetari i komisionit të qendrës së votimit.

“Hyri votuesi, rregullisht si ngaherë, vete subjekti tjetër dhe nuk donte që votuesi të votonte rregullisht dhe i afrohet kyretarit të komisionit. Kaq pashë”, thotë një dëshmitare.

“Marrin plaka këta të Partisë Socialiste, i fusin brenda për të votuar dhe i shfrytëzojnë. U japin rryshfet a çfarë ju japin”, tha një vëzhgues i PD-së.

“Personi në fjalë ka ardhur, ka goditur kryetarin e komisionit atje. Dhe unë vëzhgues jam. Ka ardhur atje dhe e ka zënë nga mjekra”, thotë një tjetër vëzhgues.

Top Channel