Tensione në Vorë, Luan Rama dhe Astrit Patozi në zonë

21/06/2015 00:00

Qendra nr. 24 e votimit në bashkinë e Vorës është shoqëruar nga tensionet për disa momente. Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel në terren, Muhamed Veliu, perimetri i qendrës së votimit ishte mbushur me militantë të të dy krahëve.

“Perimetri i qendrës ishte i mbushur me militantë të të dy krahëve të cilët njëra palë ndalonte të hynte në qendër të votimit, ata persona që sipas tyre supozohet që janë votues fiktiv të regjistruar rishtazi në krahun tjetër”, raporton gazetari Veliaj.

Është dashur ndërhyrja e deputetit Luan Rama për të shtensionuar situatën, dhe pak më vonë dhe i deputetit demorkat Astrit Patozi. Atje mbërritën forca të shumta policie, të cilët më pas kanë larguar të gjithë simpatizantët. Tashmë situata është normalizuar.

Top Channel