Vlorë, pjesëmarrje e ulët në votime; deri në drekë më pak se 30%

21/06/2015 00:00

Pjesëmarrja në votime në qytetin e Vlorës rezulton mjaft e ulët.

Nga informacionet e fundit të ardhura nga terreni rezulton se deri në orët e drekës pjesëmarrja në votim ka qenë më pak se 30 për qind, ose nga rreth 150 mijë votues kanë votuar rreth 30 mijë.

Aspekti pozitiv i procesit në qytetin bregdetar është se nuk është regjistruar asnjë incident dhe situata rezulton më e qetë se kurrë.

Ndërkohë, pjesëmarrje e ulët rezulton edhe në zonën e Selenicës, ku nga 27 mijë votues kanë votuar rreth 8 mijë e po ashtu edhe në Bashkinë e Himarës, ku nga 22 mijë votues kanë hedhur votën e tyre vetëm 7 mijë.

Top Channel