Korçë, mesazh telefonik për të votuar kandidatin Mero dhe PD-në

21/06/2015 00:00

Fushata zgjedhore është mbyllur që mesnatën e së premtes duke hyrë e shtuna, por kjo nuk i ka penguar partitë politike dhe kandidatët e tyre që të shkelin ligjin zgjedhor duke bërë thirrje për të votuar njërin apo tjetrin subjekt përmes mesazheve në telefona celularë.

Një fenomen i tillë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku po qarkullon një mesazh që u kërkon qytetarëve të votojnë kandidatin Gjergji Mero dhe Partinë Demokratike.

“Miq! Mos harroni presionet, bursjet e CEZ, korrupsionin, gënjeshtrat, arrogancën! Votoni Gjergji Mero! Votoni Partinë Demokratike!”, shkruhet në mesazhin e dërguar, me shumë gjasa, përmes një rrjeti kompjuterik, pasi dërguesi del i panjohur.

Mesazhe të ngjashme raportohen edhe në Elbasan, Kamzë, por edhe në Tiranë, ku kërkohet vota për kandidatin e pavarur, Arben Tafaji.

Top Channel